Futboll Sport

PAS DËSHTIMIT NË CHAMPIONS/ “Demat” eliminohen nga Sheriff Tiraspoli në Europa league

Pas dështimit në Champions, Partizani pëson tjetër humbje shokuese edhe në turin e dytë të Europa Leagues.

Sheriff Tiraspoli fitoi me rezultatin 1-0 përballë kampionëve të Shqipërisë, ndërsa në sy binte loja e dobët e të kuqve.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 23’ ku pas një goditje të fuqishme nga hyrja e zonës, Alban Hoxha grushton topin. Sulmuesi Robert Tambe nuk e kishte të vështirë që topin ta çonte në fundin e rrjetës.

Vlen të theksojmë që të dy skuadrat zhvilluan një nivel loje të dobët me pasa të gabuara dhe me pak raste për shënim.

Partizani ka probleme me repartin e sulmit pasi në tre ndeshjet e Europës nuk ka shënuar asnjë gol.

Ky rezultat favorizon skuadrën e njohur moldave që javën e ardhshme pret Partizanin në sfidën vendimtare për kualifikim.

Related posts

SITUATA ME COVID-19 TREMBI ITALIANIN/ Te Partizani janë të bindur: Sormani nuk ka më vend në klub

Delo.autor

DHUNA NË KAMËZ/ Reagon shoqata e arbitrave: Nga sot bojkotojmë ndeshjet. Mjaft më me kërcënime!

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Kamza: Fukui nderon Kamzën, mposht Frashërin. Protesta nga kuksianët për…

Delo.autor

Leave a Comment