Futboll Seria A Sport

ROMA KËRKON MIQËSORE ME “LOS BLANCOS”/ “Galalaktikët” vendosin kushtin financiar prej…

Klubi i Romës është duke menduar një miqësore luksi me Realin e Madridit para se të nisë sezoni. Kryeqytetasit, ndryshe nga të tjerët nuk kanë marrë pjesë në asnjë tur dhe kërkojnë të kënaqin tifozët me një ndeshje vitrine në ‘Olimpico’ më datë 11 gusht.

Tratativat me drejtuesit e madrilenëve kanë nisur, teksa edhe ‘galaktikët’ nuk kanë ndonjë angazhim në atë datë, për shkak se këtë sezon për shkak të punimeve në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’, nuk do të mbahet trofeu me të njëjtin emër. Megjithatë, Reali i ka kërkuar Romës të derdhë në arkat e klubit 600 mijë euro nëse do ta zhvillojë miqësore.

Ky është kushti i spanjollëve të cilët duan të arkëtojnë para, për të zbritur dhe për të dhënë shfaqen në Itali. Nga ana tjetër, drejtuesit e verdhekuqve janë të gatshëm të paguajnë këtë shifër për të kënaqur të pranishmit në stadium dhe për të parë skuadrën e ndërtuar nga trajneri Fonseka.

Related posts

NAPOLI “PUSHTON” ITALINË/ Ekipi i Spallettit nuk di të ndalet: Mund të arrijmë diçka speciale

F.autor

Sezon i ri pa RONALDON/ Real Madrid zbulon liderin e ri të skuadrës (FOTO)

Isa.Autor

Iniesta te Manchester City? Guardiola jep përgjigjie zyrtare për transferimin

Sadik.Autor

Leave a Comment