Formula 1 Sport

Po shkëlqen në kampionatin F3, “Toro Rosso” i bën ofertë… Shumakerit

Shumaker rikthehet në pistat e Botërorit të Formulës 1. Të paktën indicet që vijnë nga merkato e automobilizmit në pritje të sezonit të ardhshëm nënvizojnë pikërisht këtë. Por, nëse nga ish-kampioni i botës nuk vijnë lajme mbi gjendjen e tij shëndetësore, është djali i 7 herë kampionit të botës, Mik Shumaker, ai që mund të jetë pjesë e spektaklit të këtij sporti.

Për 19-vjeçarin, i cili po paraqitet mjaft mirë sivjet në kampionatin F3 të automobilizmit, në të cilin ka arritur edhe dy fitore, e fundit në Nurburgring, fundjavën e kaluar është vënë në shënjestrën e skuderisë “Toro Rosso”. Kontaktet mes palëve kanë nisur dhe mbi të gjitha, Mik Shumaker e ka të sigurt marrjen e “superpatentës” për të garuar në Formula 1, duke qenë se tashmë ai i ka marrë 20 pikë nga 40 të nevojshmet, që nevojiten për të kaluar në elitën e automobilizmit.

I vetmi ngërç i kësaj tratative mes Mik Shumaker dhe skuderisë “Toro Rosso” qëndron në faktin se familja dhe menaxheri i tij shtyjnë që djali i legjendës së këtij sporti të mos nxitojnë hapat për të kaluar në Formula 1, teksa për sezonin e ardhshëm, plani i tij më i sigurt duket një pjesëmarrje në Formula 2 me skuderinë e tij aktuale, “Prema”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Chelsea-Sheffield. Rezultati 2-0

Delo.autor

I DHA LAMTUMIRËN REAL MADRID/ Rrëfehet Zidane: Do të më bëjë mirë ky largim, kisha…

Delo.autor

BËN BILANCIN E 2020/ Presidenti Duka: Iu gjendëm pranë komunitetit të futbollit, t’i tregojmë botës mikpritjen tonë me…

Delo.autor

Leave a Comment