Futboll La Liga Sport

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Real Madrid arrin marrëveshjen me talentin spanjoll…

Real Madridi nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato, ku së fundmi ka arritur marrëveshjen me një tjetër lojtar.
Drejtuesit madrilen kanë arritur marrëveshjen me Real Zaragozën, për transferimin e mesfushorit Alberto Soro në “Santiago Bernabeu”. Edhe vetë 20-vjeçari, ka pranuar të bashkohet më skuadrën e Zidanit.

Ishte vetë tekniku francez që i shtyu drejtuesit që të transferojnë mesfushorin e talentuar, i cili aktivizohet edhe me Spanjën e 18-vjeçarëve.

Megjithëse akoma nuk është bërë zyrtare, vizitat mjekësore pritet në zhvillohen në ditët e ardhshme, ku do të nënshkruajë edhe një kontratë 5-vjeçare.

Në arkat e Zaragozës do të derdhen 2.5 milionë, me këta të fundit që dëshirojnë ta mbajnë lojtarin edhe për një vit huazim, por kjo është refuzuar nga madrilenët.

Related posts

Unitedi pritet ta zyrtarizojë vazhdimin e kontratës së Mourinhos

Q.Autor

MERKATOJA E BUJSHME/ Barcelona gjen sulmues në Angli, Messi e Valverde bekojnë transferimin

Delo.autor

CHAMPIONS/ PSG feston dhe qan me Di Maria-n, dy gabime nga mbrojtësi më i kërkuar në Europë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment