I pakategorizuar

I JEP LAMTUMIRËN LAÇIT/ Gentian Selmani fjalë emocionuese për klubin: Kam kaluar 4 sezone të…

Gentian Selmani kaloji një periudhë të artë tek ekipi i Laçit. Portieri arriti majat me ekipin kurbinas që në një moshë shumë të re.

Ai vendosi që t’i qëndronte besnik ekipit laçian, deri sa t’ vinte një ofertë bindëse nga jashtë, duke mos u tunduar nga ofertat që i vini nga klube të tjera të Superligës.

Tani, Selmani është bërë pjesë e Menemenspor në Turqi. Por futbollisti nuk mundë të largohej pa kujtuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar në karrierë.

Me një postim në rrjetet sociale ai i ka falënderuar të gjitha ata që e ndihmuan në këtë rrugëtim.

“Përshëndetje të gjithëve. Dua t’ju njoftoj që aventurës time të mrekullueshme te ekipi i Laçit i erdhi fundi. Kam kaluar 4 sezone të mrekullueshme në këtë klub”.

“I jam mirënjohës dhe e falënderoj presidentin Pashk Laska, i cili ishte i pari që besoi te unë në moshën 17 vjeçare duke më dhënë mundësinë të mbroja portën e ekipit. Falënderoj zv.presidentin Kleo Laska, drejtorët Naim Halili dhe Dario Pali”.

“Një falënderim për punëtorët e klubit, nga shoferi dhe punëtorët e fushës deri tek i fundit. Ju jam mirënjohës për gjithçka”.

“FALEMINDERIT”, ishte postimi i Selmanit.

Related posts

FORMULA 1/ Mungon Hamilton, Bottas siguron “pole position” në pistën e Sakhir

Delo.autor

MOMENTE TMERRI/ Gjyqtari bie pa ndjenja në fushë gjatë ndeshjes, transportohet me urgjencë në spital (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITËSE/ Tifozët e Swansea tallen me vdekjen e Emiliano Salah, publikojnë bileta avioni me emrin e tij

F.autor

Leave a Comment