Futboll Seria A Sport

“CONTE ËSHTË NJËSOJ ME SIMEONEN”/ Flet Godin: Kam marrë ofertë nga Juventus, por…

Diego Godin u transferua tek Interi këtë verë si një lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Atletiko Madridin përfundoi në fund të sezonit.

Mbrojtësi uruguaian ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku shprehet: “Zgjodha Interin, sepse ishin më të interesuar se klubet e tjera. Më treguan projektin e tyre, i cili më pëlqeu dhe tani jam gati për t’i ndihmuar. Kam marrë oferta më parë nga Juventusi, Junajtid dhe Siti, por kam pasur kontratë me Atletikon dhe nuk e mendoja largimin, ndërsa këtë vit kontrata përfundoi dhe vendosa të vij këtu.”, u shpreh mbrojtësi.FN

Ai gjithashtu foli edhe të dy trajnerët, Konten dhe Simeonen: “Konte me të vërtetë është i njëjtë si Simeone. Ata e përjetojnë futbollin me të njëjtin pasion, përqëndrohen në detaje dhe marrin më të mirën nga lojtarët e tyre. E pranoj që Simeone më ka folur shumë për Interin, ai më tha që zikltërit ishin klubi më i madh që kishte njohur, me tifozë të pasionuar.”, mbylli intervistën Godin.

Related posts

PANUCCIN e kryqëzojnë edhe në Itali/ I paaftë të lërë gjurmë te Shqipëria, gati ta…

Isa.Autor

NDËRHYRJA HORROR DHE KARTON I KUQ/ Keidi Bare largohet mes lotësh (VIDEO)

Delo.autor

PËSOI NDALESËN E PARË NË CHAMPIONS/ Plas në dhomat e zhveshjes tek Interi, Lukaku kapet me…

Delo.autor

Leave a Comment