Futboll Sport

KONSIDEROHET TEPRICË TEK REALI/ Zidane nuk flet për të ardhmen e Bale, ja shkaku

Sulmuesi uelsiane po konsiderohet tepricë për kërkesat e Los Blancos, por deri me tani nuk ka një ofertë të përshtatshme për të në verë.

Zinedine Zidane ka mbetur gojëmbyllur kur është pyetur për të ardhmen e Gareth Bale në Real Madrid, pasi që për të ende nuk ka ndonjë ofertë të përshtatshme për t’u larguar, pavarësisht spekulimeve.

Sulmuesi 30 vjeçar pritet që të largohet nga Santiago Bernabeu, mundësisht gjatë këtij afati kalimtar.

“Ne nuk e dimë, ne nuk e dimë”, ka thënë Zidane pasi që është pyetur për të ardhmen e lojtarit pas turpërimit në miqësore me Atletico Madridin, 7-3.

“Për momentin ai është këtu, ai luajti dhe ne do të shohim çfarë do të ndodh. Por, për momentin do të vazhdojë kështu. Gareth është me ne”.

Related posts

“ËNGJËLL DHE DJALL”/ Mavraj i pafat, fiton penallti dhe e humbet po vetë (VIDEO)

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Vjen goditja e madhe nga Kastrioti, firmos ish-sulmuesi i Tiranës…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Mbrojtësi Joao Miranda largohet nga Inter, dhe transferohet tek…

Delo.autor

Leave a Comment