Futboll Seria A Sport

PAS CUTRONES/ Një tjetër lojtar drejt largimit nga Milani, ja emri i bujshëm

Pas largimit të Kutrones në drejtim të Uolverhemptonit, një tjetër sulmues është drejt largimit nga Milani.andre silva

Bëhet fjalë për Andre Silvën, i cili dështoi në vizitat mjekësore tek Monako, dhe u detyrua të kthehet në Milanello, ku nuk pritet të qëndrojë edhe për shumë gjatë. Sipas asaj që shkruan “Calciomercato”, në drejtim të Milanit, kanë ardhur disa oferta për sulmuesin portugez.

Futbollisti pëlqehet shumë francezët e Marsejës, të cilët pritet të nisin negociatat më drejtuesit kuqezi së shpejti, për transferimin e 24-vjeçarit në Francë.Andre Silva

Gjithashtu interes për ish-lojtarin e Portos ka shfaqur edhe Sauthemptoni, të cilët e shikojnë si profilin ideal për sulmin e tyre. Pas një viti tek Milani dhe huazimit një-vjeçar tek Sevija, mesa duket e ardhmja e lojtarit do të jetë në Angli ose në Francë.

Related posts

KAOS NË ELBASAN/ Shikoni çfarë ndodhi sapo u mbyll ndeshja ndaj Uellsit (FOTO)

Isa.Autor

“PARTIZANI I DAJËS DO TË JETË PËR TITULL”/ Ish-kapiteni Beqiri: ‘Goditja’ më e madhe në merkato është…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SHQIPËRISË NË KUALIFIKUESE/ Trajneri Erik Hamren: Ishin kundërshtarë të vështirë, ne do të…

Delo.autor

Leave a Comment