Futboll Sport

GJILANI TRIUMFON NË MIQËSORE/ Debuton me gol sulmuesi i Superiores…

Në ditën e sotme, Gjilani dhe Renova kishin organizuar një miqësore në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik. Në fund, ishin gjilanasit ata që triumfuan me rezultatin 3-2 falë një goli në minutat e fundit të ndeshjes.

Sakaq, për skuadrën e Gjilanit ka debutuar në takimin e sotëm edhe ish-sulmuesi i Teutës, Tomisllav Bushiç. Kroati vetëm para pak ditësh ndau rrugët me ekipin durrsak, ndërsa do të provojë një eksperiencë të re në Superligën e Kosovës. Ndërkohë, për Bushiç ishte një debutim me fat, teksa 33-vjeçari ia doli të gjente rrugën e rrjetës.

Kujtojmë, se Gjilani ka bërë kryesisht një merkato të përqendruar te Kategoria Superiore, teksa përveç Bushiç, është afruar edhe Gerhard Progni po nga klubi i Teutës. Ndërkohë, me gjilanasit kanë firmosur edhe portieri Ruçi, mbrojtësit Xhekson dhe Rapa, të tre të transferuar nga Luftëtari. Ndërkohë, pjesë e Gjilanit për sezonin e ri do të jetë edhe ish-sulmuesi i Tiranës, Bedri Greca.

Related posts

Duel i nxehtë në “Selman Stërmasi”, ja kush pritet ta drejtojë kryendeshjen Partizani-Skënderbeu

Sadik.Autor

Gary Neville: Manchester United ka qenë i mirë, por jo i madh…

Sadik.Autor

DO TË MUNGOJË 9 MUAJ/ Marco Asensio, mesazh emocionues pas lëndimit të pësuar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment