Futboll Seria A Sport

KËRKON LARGIMIN NGA JUVENTUS/ Blaise Matuidi dëshiron të transferohet në Angli tek…

Blaise Matuidi po kërkon largimin nga Juventusi.

Mesfushori francez është i interesuar për një transferim te Manchester United.

Sipas ‘Corriere di Torino’ Matuidi ka bërë kërkesë që të bashkohet me ‘Djajtë e Kuq’ të cilët prej kohësh janë në kërkim të një përforcimi të nevojshëm në repartin e mesfushës.

Matuidi nuk ka hapësirë të mjaftueshme te kampionët e Serisë A dhe dëshiron që të sfidojë veten në Premier League.

Nëse Pogba largohet drejt Real Madridit, atëherë Matuidi pritet të zëvendësojë bashkombasin e tij në “Old Trafford”.

Related posts

GENOA-MILAN/ Formacionet zyrtare, Gatusso vjen me surpriza në sulm

Q.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Atalanta-Inter. Rezultati 1-1

Delo.autor

“JUVENTUSI FITON SE KA PUSHTUAR EDHE VAR-IN”/ Ndez polemikat në Itali

Delo.autor

Leave a Comment