Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Icardi rikthehet tek Inter, klubi dorëzohet para sulmuesit

Sulmuesi Mauro Icardi do të dalë në stërvitje me Interin.

Argjentinasi do të rikthehet me shokët e ekipit ditën e mërkurë për të marrë ngarkesë.

Ish-kapiteni u ka kërkuar drejtuesve të përgatitet së bashku me skuadrën dhe këta të fundit kanë pranuar duke patur frikë nga pasojat ligjore.

Nuk bëhet fjalë për një përmirësim marrëdhëniesh mes palëve, por vetëm për stërvitje.

Trajneri Antonio Conte nuk do e llogarisë për ndeshjen dhe po pret që drejtuesit t’i japin zgjidhje kësaj situate.

Sulmuesi nuk ka arritur të gjejë një skuadër tjetër, kjo dhe për faktin se nuk do që të largohet nga Italia.

Mediet italiane shkruajnë se Wanda Nara është sërish shtatzanë dhe Icardi do t’i qëndrojë afër.

Related posts

Premtoi blerje të madha/ Tifozët e Napolit masakrojnë presidentin De Laurentiis

Isa.Autor

ELIMINIMI I JUVENTUSIT NGA CHAMPIONS/ Ronaldo dhe Agnelli takim sekret, ja plani për të ardhmen…

Delo.autor

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Vritet futbollisti pas një atentati me armë

F.autor

Leave a Comment