Champions League Futboll Sport

HUMBI NË FINALEN CHAMPIONS/ Pochettino: U mbylla brenda shtëpisë për 10 ditë…

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino e ka pranuar se nuk ka qenë në gjendje të dalë nga shtëpia për 10 ditë rresht, pasi skuadra e tij humbi në finalen e Champions Leagues përballë Liverpoolit.

Mohamed Salah shënoi nga penaltia, ndërsa Divock Origi e vulosi triumfin e të kuqve në minutat e fundit.

“Po, ka qenë e vështirë. Ne zhvilluar tri javë të pabesueshme për t’u përgatitur para finales. U zhgënjyem tepër për mënyrën sesi humbëm në finalen”, tha Pochettino.

“I hipa trenit nga Madrid në Barcelonë një ditë pas finales. I kalova 10 ditë në shtëpi dhe nuk dola jashtë. Po, ka qenë e vështirë sepse për pak nuk e arritëm lavdinë”, shtoi ai.

Tottenhami u mund me rezultatin 2-0 nga Liverpoolit në finalen që u zhvillua në stadiumin e Atleticos, “Wanda Metropolitano”.

Related posts

“QËNDROJ TEK JUVENTUSI”/ Matuidi flet për trajnerin e klubit: Ai ka treguar cilësi të shkëlqyeshme, shpresoj…

Delo.autor

RINOVOI DERI NË 2023 ME JUVENTUSIN/ Pjaniç nxiton të zbulojë ndjesinë bardhezi

Isa.Autor

“LE TË MË SHAJNË”/ Rudi Vatës i thirrin djalin tek Irlanda: Kurrë nuk do luajë me Shqipërinë!

Delo.autor

Leave a Comment