Futboll Seria A Sport

MERR VENDIMIN PËR TË ARDHMEN E ICARDIT/ Presidenti i Interit konfirmon: Koha e tij ka mbaruar…

Presidenti i Interit, Stiven Zhang ka konfirmuar largimin e Icardit.

Maksimumi i diplomacisë, më shumë se mirënjohje. Raportet tashmë janë prishur prej kohësh dhe nuk ekziston mundësia për t’u rikthyer pas.

Në një intervistë për prestigjiozen italiane “Corriere della Sera”, numri një i klubit të Interit shprehu mirënjohjen por konfirmon se Icardi nuk do të mbajë veshur fanellën zikaltër.

“Icardi është një lojtar i madh, – ka shpjeguar Zhang.

“Një person pozitiv që e ka ndihmuar klubin me shumë gola në të kaluarën. Por koha e tij ka mbaruar dhe jemi të sigurt se do gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët”, tha ai.

Related posts

E DUAN ME PATJETER/ Barcelona vendos një afat kohor për të pritur yllin e PSG

Isa.Autor

6 DITË PAS ELEMINIMIT/ PSG harron zhgënjimin, kthehet te fitorja me “POKER”

Delo.autor

PËRGJAKET INTER-NAPOLI/ 4 tifozë në spital, 1 në gjendje të rëndë

F.autor

Leave a Comment