Futboll Premier League Sport

ËSHTË LËNË SËRISH JASHTË EKIPIT/ Lukaku më pranë transferimit në Serie A…

Romelu Lukaku është lënë përsëri jashtë skuadrës dhe largimi i tij nga Manchester United tashmë duket më pranë.

Lukaku udhëtoi me “Djajtë e Kuq” në turin parasezonal në Australi dhe Azi, por nuk zhvilloi asnjë paraqitje, ndërsa trajneri Ole Gunnar Solskjaer vazhdimisht këmbëngulte se belgu ishte i dëmtuar.

Sipas medieve angleze, kjo situatë është e vështirë të përcaktohet nëse lojtari është vërtetë i dëmtuar apo gjithçka lidhet me dëshirën e lojtarit për të ndërruar ambient.

Interi nuk dorëzohet për shërbimet e belgut, por futja në garë e Juventusit ka ndërlikuar jo pak gjërat për zikaltrit. Manchester United ndodhet në Norvegji, ku të martën “Djajtë e Kuq” do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me Kristiansund, dhe trajneri Solskjaer edhe njëherë e ka përjashtuar 26-vjeçarin nga lista e lojtarëve të grumbulluar.

Lënia e tij në shtëpi vjen në një kohë kur raportohet për kalimin e tij në Serie A ku Interi dhe Juventusi janë duke “luftuar” për të marrë shërbimet e sulmuesit belg.

Related posts

Simeone “thumbon” ekipet “milionere”: Ne nuk shpenzojmë por jemi gjithmonë konkurues…

Isa.Autor

“SHPËRTHEU” NË LOT PAS HUMBJES ME ÇEKINË/ Edon Zhegrova merr dhuratën e veçantë në Kosovë (VIDEO)

Delo.autor

NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI/ Milan lëshon “tentakulat” tek klubi i Premier…

Delo.autor

Leave a Comment