Futboll La Liga Sport

SHTOHEN PROBLEMET TEK REALI/ Portieri Courtois ka pësuar një dëmtim, ja sa do të mungojë…

Shtohen problemet me dëmtimet në shtëpinë e Realit të Madridit.

Sapo kanë kaluar 20 ditë nga nisja e fazës përgatitore, por numri i lojtarëve të dëmtuar, pjesë e ekipit të parë, ka shkuar 5. Brahim, Mendy, Asensio, Jovic dhe së fundmi Thibaut Courtois.

Sikurse konfirmon klubi madrilen, portieri belg ka pësuar një dëmtim në kavilje (përdredhje) e për pasojë nuk mund do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës drejt Gjermanisë për “Audi Cup”.

“Gardiani” i “Los Blancos” pritet të qëndrojë 1 muaj në infermieri, që do të thotë se do të humbasë edhe takimin e parë sezonal, atë të kampionatit në “Balaidos” me Celta Vigon.

Reali i Madridit do të luajë këtë të martë kundër Bayernit të Myninut në “Audi Cup”, sfidë e programuar për t’u zhvilluar në “Allianz Stadium”, në orën 18:00.

Related posts

SHQIPËRIA KA NJË KAMPIONE BOTE NË SKI/ Laura Kolturi bën historinë me flamurin kuqezi

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ylli Uzuni mund i vetëm Prishtinën, shënon tripletë dhe kualifikon Ferencvaros

Delo.autor

BILANCI TRAGJIK NGA TËRMETI/ Ja kur mund të luhet Partizani-Tirana

Delo.autor

Leave a Comment