Futboll Sport

UELLSIANI DREJT LARGIMIT NGA “BERNABEU”/ Gareth Bale ofertë joshëse nga një tjetër klub kinez, ja rroga “faraonike”

Gareth Bale është duke e kërkuar përfundimisht largimin nga Real Madridi.

Trajneri francez ka bërë të ditur se nuk e dëshiron uellsian në skuadër dhe pritet çdo ofertë në drejtim të tij.

Bale ishte shumë pranë kalimit në Kinë te Jiangsu Suning, por marrëveshja dështoi në minutat e fundit, pasi Florentino Perez ka kërkuar mbi 100 milionë euro për kartonin e 30-vjeçarit.

Sipas “Onda Cero”, sulmuesi anësor tani është në bisedime me një klub të ri nga Kina, pasi duket se është i joshur nga paga prej një milion euro në javë.

Bale nuk ka udhëtuar me bashkëlojtarët e tij për ‘Audi Cup’ dhe po projektohet largimi i tij nga “Santiago Bernabeu”.

Related posts

E TRISHTË/ Futbolli shqiptar në zi, koronavirusi i merr jetën ish-presidentit të Tiranës…

Delo.autor

Skënderbeu-Luftëtari, mbyllet pjesa e parë me polemika për penalltinë e dhënë

Q.Autor

MERR VENDIMIN/ Arbitroi finalen e Europianit, gjyqtari “milioner” i jep fund karrierës në futboll

Delo.autor

Leave a Comment