Futboll Premier League Sport

KRISJE TEK KAMPIONËT E EUROPËS/ Van Dijk grindet me trajnerin Klopp, ja shkaku befasues

Virgil Van Dijk ka zbuluar se ai dhe Jurgen Klopp kishin një përplasje mendimesh gjatë humbjes 3-0 të Liverpoolit nga Napoli.

Kampionët e Europës u mposhtën nga skuadra e Carlo Ancelottit gjatë një ndeshje para-sezonale, ku më përpara kishin mundur Tranmere dhe Bradford, por humbën nga Borussia Dortmund, Sevilla dhe tani Napoli, dhe me një barazim kundër Sporting Lisbonës.

Pasi Napoli realizoi golin e epërsisë 1-0 përmes Lorenzo Insigne, holandezi pati një grindje me trajnerin gjerman.

I pyetur se çfarë kishte të bënte me incidentin, Van Dijk tha: “Vetëm gjëra midis meje dhe tij. Nuk është e nevojshme të zbulohet se çfarë. Unë mendoj se të gjithë duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin”.

Related posts

Hamsik: Maradona është më i miri i të gjitha kohërave

Sadik.Autor

KALENDAR I VËSHTIRË PËR TIRANËN/ Mesfushori Batha humbet sfidën ndaj “Korçarëve, ja shkaku

Delo.autor

PANDEMIA FUT NË TELASHE INTER/ Sanchez-Moses mund të ikin që tani ose…

Delo.autor

Leave a Comment