Futboll Seria A Sport

VAZHDON TË FLITET PËR TË ARDHMEN E ICARDIT/ Galliani tallet: Po të dojë, le të vijë tek…

Prej thuajse një viti Mauro Icardi është objekt i përditshëm i mediave sportive.

Më shumë se për golat e tij, flitet për të ardhmen e sulmuesit, për rinovimin e kontratës me Interin apo për ofertat në drejtim të tij.

Në këtë aspekt, bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e tij, Wanda Nara, ia ka dalë mbanë t’ia shkatërrojë karrierën.

Icardi duket se i ka mbetur në derë Interin, sepse, nga 110 milionë që vlerësohej kartoni i tij para një viti, sot ofrojnë më pak se gjysmën e kësaj shume.

Pjesë e debatit për të ardhmen e Mauritos është bërë edhe Adriano Galliani, drejtuesi i lartë i Monzas (president është Silvio Berlusconi).

75-vjeçari nuk e kursen sarkazmën kur pyetet për Icardin: “Është një ‘pykë’ që më intrigon shumë, jam i bindur se mund të bëjë shumë mirë, kudo që të luajë. Nëse do të pranojë të vijë te Monza, s’do të bezdiset as më shpërnguljen nga Milano, se jemi shumë afër”.

Related posts

Lothar Matthäus: Ky adoleshent do ta fitojë “Topin e Artë”, jo Messi dhe Ronaldo

Isa.Autor

RRIT PRESIONIN TEK LUFTËTARI/ Mezani: E meritonim atë pikë, kemi forcë për të bërë kthesën

Isa.Autor

IZRAEL-SHQIPËRI/ FORMACIONET: Uzuni e nis si titullar, Balaj në sulm. Ja si rreshtohemi (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment