Futboll

“Philippe Coutinho nuk vlen 140 milionë euro”

Jamie Carragher, ish-lojtar i Liverpool, ka thënë se Philippe Coutinho nuk vlen 140 milionë euro, shuma e paguar nga Barcelona për të siguruar shërbimet e tij. Gjithashtu, ish-mbrojtësi i “Të Kuqve” nuk ka qenë i kënaqur as me faktin se lojtari është larguar në mes të sezonit.

“Nuk më pëlqen largimi i tij në mes të sezonit”, ka thënë Carragher. “në atë moment, Liverpool ishte në garë për Kupën e Anglisë dhe luan akoma në Champions League. Tifozët e Liverpool, duke përfshirë edhe veten tim, janë ndier mirë kur Coutinho qëndroi verën e kaluar, edhe pse e dinim se do të largohej në fund të sezonit”.

Më pas, Carragher ka shtuar: “Cotunho nuk është aq i mirë dhe nuk vlen 140 milionë euro. Do të kisha preferuar që klubi të fitonte më pak para dhe ta mbante deri në fund të sezonit, për ta shitur verën e ardhshme”.

Related posts

GATI SHKARKIMI/ Përgatitja e derbit si “provincial”, GABIM FATAL I GATTUSOS

Isa.Autor

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ylli i Serisë A: Jam në dijeni për interesimin e Inter

Delo.autor

ZYRTARE/ Arrihet akordi! Çelsi shitet 5 miliardë euro te grupi amerikan

F.autor

Leave a Comment