Futboll

PSG nuk i frikësohet Real-it, por arbitrit… (VIDEO)

Në Paris nuk janë të shqetësuar vetëm për mënyrën si Unai Emery po përgatit skuadrën në pritje të udhëtimit drejt Madridit për ndeshjen e parë të 1/8-ve të Champions League kundër Real-it të Zidane, por edhe për atë që do të jetë arbitri i kësaj super sfide.

PSG nuk e ka harruar akoma eliminimin befasues të pësuar në sezonin e kaluar të Champions League kundër Barcelona-s, për të cilin ata kanë fajësuar arbitrin e takimin, Deniz Aytekin. Pavarësisht se drejtuesit e klubit kanë pranuar se pjesa më e madhe e përgjegjësisë i ka takuar lojtarëve dhe trajnerit, ata mendojnë se përmbysja historike e Barçës është favorizuar nga arbitrimi.

PSG beson se arbitri gjerman me origjinë turke ka bërë disa gabime në dëm të tyre dhe klubi i Ligue 1 kërkon të respektohet nga UEFA, ashtu siç ndodh me klubet e tjerë të mëdha të kontinentit. Për këtë arsye, PSG është shumë e interesuar të zbulojë emrin e arbitrit që do të përzgjidhet për ndeshjen e “Bernabeut” dhe për atë që do të arbitrojë në “Parc des Princes”.

Pasi emri të bëhet i ditur, kryesuesit e Ligue 1 do të përcaktojnë nëse është zgjedhur personi me eksperiencën dhe personalitetin e duhur për një përballje kaq të rëndësishme, në mënyrë që të shmanget një incident tjetër, si ai me Aytekin.

Në fakt, përzgjedhja e tij ka qenë një surprizë e madhe dhe, duke parë atë që ndodhi, është pezulluar nga UEFA. Siç ka bërë të ditur “Marca” vitin e kaluar, PSG ka dërguar një raport në zyrat e UEFA-s, ku përfshiheshin video dhe fakte që tregonin të gjitha gabimet e bëra nga arbitri dhe shprehnin pakënaqësinë e tyre.

Related posts

BURNLEY-ARSENAL/ Emery synon fitoren pas një ecurie të tmerrshme (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

I KANË NË GJAK TRAZIRAT/ Armatosi fëmijën me FLAKANDANË, në pranga MAMAJA E ÇMENDUR (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Sekretet e Anglisë në Euro 2020, do u gatuajë kuzhinieri i grupit “Spice Girls”

Delo.autor

Leave a Comment