Futboll Sport

MËSOHET KUNDËRSHARI NË EUROPË/ Ja me kë luajnë “Demat” nëse bën mrekullinë ndaj Sheriff

Pas përfundimit të ndeshjeve eliminatore në turin e dytë të Champions League, tashmë mësohet zyrtarisht edhe emri i skuadrës, që do të ndeshet në turin tjetër në Europa League, në rast kualifikimi të Partizanit.

Shorti i mbajtur disa ditë më parë në UEFA, kishte vendosur fituesin e çiftit Partizani-Sherif Tiraspol, që në turin e tretë të Europa League, do të ndeshjen me humbësen e çiftit AIK-Maribor.

Ekipi suedez i AIK-ut fitoi 3-2 ditën e sotme ndaj sllovenëve të Mariborit, vetëm falë 30 minutave të shtesës, pasi 90 minutat e rregullta kishin përfunduar me rezultatin 2-1, ashtu si edhe ndeshja e parë, por rezultati i përgjithshëm ishte 4-4, me sllovenët që kishin shënuar dy gola në fushë kundërshtare, dhe kjo i kalon në turin e tretë të Champions League.

Ndërkohë, AIK do të vazhdojë aventurën në Europa League. Në rast se Partizani ia del të bëjë nesër një mrekulli ndaj moldavëve të Sherifit, përballë në turin e tretë do të gjejë pikërisht suedezët e AIK-ut.

Related posts

PAS 4 MINUTA LOJË/ Bruno Dita kalon “Ujqërit e Dëborës” në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

REZULTATET NË KOHË REALE/ Vllaznia thellon avantazhin, Guri shënon për Kukësin

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Është zyrtare, ja piloti që do të zërë vendin e Vettel tek Ferrari

Delo.autor

Leave a Comment