Futboll

FOTO/ Kaçe zbret në stërvitje me skuadrën e re, do të mbajë një numër të çuditshëm

Pas bllokimit të transferimit te qipriotët e APOEL Nikosias për çështje nacionaliste, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe u huazua te klubi grek i Panathinaikosit.

Korçari zhvilloi sot stërvitjen e parë me bardhjeshilët, ndërsa klubi raporton se ai ka zgjedhur të mbajë fanellën me numrin 5. Kaçe u takua në fillim të stërvitjes me shokët e skuadrës, më pas vazhdoi programin e përgatitjeve. Panathinaikos nuk është në kondita të favorshme në kampionat, ku në 8 takime ka arritur të sigurojë 25 pikë. Ndërsa 2 pikë i janë hequr nga federata greke.

Bardhjeshilët do të ndeshen nesër me Panetolikosin në takimin e vlefshëm për javën e 20-të të Superligës greke. Ndërsa Kaçe pritet ta ndjekë ndeshjen nga tribuna.

Related posts

Kështu do të caktohet gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve…

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ BENEVENTOS/ Trajneri Pirlo: Duhej të ishim të qetë, por ne bëmë shumë gabime dhe…

Delo.autor

Mina tregon vuajtjet te Barcelona: Nuk ia uroj askujt atë që më ndodhi!

Isa.Autor

Leave a Comment