Futboll Sport

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja për shkëmbimin Dybala-Lukaku, mungon vetëm…

Mançester Junajtid dhe Juventusi, kanë arritur marrëveshjen për shkëmbimin Dibala – Lukaku, por mungon vetëm një përgjigje nga ylli argjentinas.

Sipas asaj që shkruan “Sport Mediaset”, të dyja klubet kanë rënë dakord, dhe marrëveshja pritet të mbyllet shumë shpejt. Lukaku ka pranuar transferimin tek bardhezinjtë ku do të fitojë 8.5 milionë euro në sezon, por marrëveshja nuk ka përfunduar  akoma, pasi Dibala nuk e ka dhënë përgjigjen përfundimtare për transferimin e tij në Angli.

Argjentinasi u kthye në Torino të enjten, pasi ishte i gatshëm të fliste me Sarrin, dhe më pas të bashkohej me pjesën tjetër të skuadrës. Por drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, i thanë të qëndrojë pushim deri në 5 gusht, ashtu siç e kishin të planifikuar, një veprim që tregon qartë se klubi dëshiron ta largojë.

DYBALA

Për tu mbyllur ky shkëmbim pritet vetëm përgjigjja e 25-vjeçarit, e cili mendohet se kërkon 10 milionë euro në sezon tek Junajtid, ndërsa anglezët i ofrojnë 8.5 milionë euro. Gjithashtu thuhet se edhe Ronaldo, e ka këshilluar Dibalën të transferohet në “Old Trafford”, pasi atje do të rritej si lojtar.

Related posts

Dita e gjykimit, te Skënderbeu janë në ankth për të ardhmen

Sadik.Autor

Reali kërkon Pjanic/ Juventusi i gatshm për të bërë shkëmbimin e bujshëm

Sadik.Autor

AS VAN DIJK E AS STERLING/ Ja cilin futbollist voton Eden Hazard për “Lojtari i Vitit” në Premier

Delo.autor

Leave a Comment