Futboll Sport

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË KLUBI TË RI/ Ofertat nuk mungojnë, ja ekipi i mundshëm për Balotellin

Mario Baloteli prej 30 qershorit është pa skuadër, pasi kontrata e tij me Marsejën përfundoi në fund të sezonit.

Sulmuesi italian prej kohësh është në kërkim të një klubi të ri, për të vazhduar karrierën e tij, dhe ofertat nuk mungojnë. Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, Baloteli ka marrë një ofertë nga Helas Verona, të cilën po e merr në shqyrtim.

Edhe vetë lojtari ndihet i tunduar nga oferta e marrë, dhe të dyja palët shpresojnë se do të arrijnë një marrëveshje për transferimin e tij në Verona.

Agjenti Mino Raiola, dhe lojtari po e vlerësojnë propozimin e marrë, dhe shpresojnë që italiani do të arrijë një formë shumë të mirë, me klubin italian.

Related posts

STATISTIKAT E CHAMPIONS/ Juventus fatlum, Bayen Munich “makineri” golash. Inter renditet i pari për…

Delo.autor

“KATASTROFA ME SKOCINË”/ Bledar Kola refuzon stolin e Panuccit

Isa.Autor

Ky është i pari lojtar që do të përfaqësohet nga ikona e muzikës Jay-Z

Sadik.Autor

Leave a Comment