Futboll Premier League Sport

CANSELO ZBARKON TEK MANCHESTER CITY/ Në drejtim të Paraticit shkojnë 35 milionë euro plus shërbimet e…

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratiçi ndodhet në Londër, për të folur për disa lëvizje në merkato.

Paratiçi është duke folur me drejtuesit e Mançester Sitit, për transferimin e Zhoao Kanselo, në Premier Ligë.

Sipas “Sky Sport”, thuhet se është arritur një marrëveshje, për transferimin e mbrojtësit portugez, tek Siti, ndërsa në drejtim të Juventusit do të kalojnë 35 milion euro, plus mbrojtësi Danilo.

Mendohet se marrëveshja është drejt mbylljes, dhe mbrojtësi pritet të bashkohet me Aleks Sandro, me të cilin luajtën së bashku tek Porto, por edhe tek kombëtarja braziliane.danilo

Në këtë mënyrë Guardiola, do të merrte në ekip Kanselon, të cilin e kërkonte prej kohësh, dhe do të largonte Danilon, i cili nuk ishte në planet e tij.

Related posts

NDESHJA ME BARCELONËN/ Klopp merr goditjen e madhe, ja ylli që humbet duelin Champions

Delo.autor

Nis takimi i Grupit E, Zvicra e shqiptarëve sfidon 5 herë kampionët e botës

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Sulmuesi brazilian i Partizanit nuk paraqitet në stërvitje, largimi thuajse i sigurtë

Delo.autor

Leave a Comment