Futboll Seria A Sport

INTER NUK HEQ DORË/ Marotta tjetër ofertë ndaj Romelu Lukaku, ja shifra e “çmendur”

Zyrtarët e Interit janë të gatshëm që të nisin edhe një tjetër ofertë në drejtim të Anglisë, për shërbimet e Romelu Lukaku.

Sipas ‘Corriere della Sera’, ‘Nerazzurri’ do të bëjnë një ofertë të fundit për Lukaku, gjatë ditës së hënë, në rast se Juve nuk e mbyll më herët marrëveshjen me belgun.

Juventus po propozon një shkëmbim Dybala – Lukaku, por argjentinasi po hap telashe për ‘Zonjën e vjetër’, pasi ai nuk preferon një kalim në ‘Old Trafford’, të paktën pa biseduar me trajnerin Maurizio Sarri.

Agjenti i tij raportohet se kërkon 15 milionë euro, plus një pagë prej 12 milionë eurove në vit për lojtarin, shtuar edhe bonuset.

Në anën tjetër, ofertat e Inter kanë arritur deri në 60 milionë euro, por nuk kanë bindur drejtuesit e United.

Skuadra ‘Zi kaltër’ do të tentojë edhe një herë për të marrë shërbimet e yllit belg, me shpresën që të mbyll gjithçka në ‘frymën e fundit’.

Related posts

Kjo do të ishte “BOMBA” e kësaj vere/ Barcelona interesohet për MISTER “120 milionëshin”

Isa.Autor

RENDITJA/ SHQIPËRISË i mbaron “gazi”, KOSOVA me ritëm GALOPANT (FOTO)

Isa.Autor

MIGJEN BASHA IRRITOHET GJATË NDESHJES/ Ish-mesfushori i Kobëtares “kacafytet” me kundërshtarin në fushë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment