Futboll Premier League Sport

FUTET NË GARË ME “LOS BLANCOS”/ Manchester United kërkon shërbimet e yllit portugez…

Janë vështirësuar edhe më shumë punët për skuadrën e Manchester United mbi transferimin e Bruno Fernandes.

United ka synuar shërbimet e Bruno Fernandes që nga hapja e merkatos dhe megjithëse është raportuar disa herë se marrëveshja po mbyllet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.Kjo punë do të vështirësohet edhe më shumë për ‘Djajtë e kuq’ pas raportimeve të fundit, që bëjnë të ditur se Real Madrid i është futur garës për portugezin.

Organizatori portugez është i vendosur që të largohet nga Sporting Lisbona dhe skuadra e vlerëson atë me një shumë prej 70 milionë eurove.

Sipas ‘Ojogo’, Madridi i Zidane është skuadra e fundit që po kërkon shërbimet e lojtarit.

Në garë për shërbimet e Bruno Fernandes, përveç Real Madrid dhe Manchester United është edhe skuadra e Tottenham Hotspur.

Related posts

OPERACIONI “FSHESA”/ Barcelona ka 160 milionë arsye për të buzëqeshur

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Bazeli fundoset në Qipro: Karabaku i Agollit eliminon moldavët

Isa.Autor

PËRFUNDON PJESA E PARË PA GOLA/ Brazili dhe Argjentina nuk përmbushin pritshmëritë

Isa.Autor

Leave a Comment