Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Majkëll Ngo arrin marrëveshjen me Tiranën, ja rroga që përfiton

Nga dashuria në urrejtje dhe sërish dashuri. Majkëll Ngo dhe Tirana janë zyrtarisht bashkë. Lojtari dhe klubi kanë firmosur kontratën e bashkëpunimit dhe të hënën futbollisti do të dalë në stërvitje. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare brenda klubit bardheblu.

Lojtari ka firmosur një kontratë njëvjeçare bashkëpunimi me opsion edhe një vit tjetër. Edhe pse ka kërkuar 8000 mijë euro rrogë, futbollisti duket se do të marrë më pak para. Paga e tij do të jetë 7000 mijë euro në vit, por nëse arrin kushtet e marrëveshjes, mund të shkojë edhe 8000 mijë euro.

Related posts

PROTAGONIST NË ANGLI/ Ylli i ri i Shpresave jep asist, por skuadra e tij eliminohet nga Kupa FA

Delo.autor

Trajneri i PSG-së provokon Realin

Q.Autor

HUMBËN SUPERKUPËN/ Casemiro gjen FAJTORIN: “Ta harrojmë Ronaldon”

Isa.Autor

Leave a Comment