Futboll Premier League Sport

KLUBI I PLOTËSON DËSHIRËN ISH-KAPITENIT/ Koscielny afër ndarjes me Arsenal, nis aventurën tek…

Laurent Koscielny, lojtari që mbante shiritin e kapitenit tek Arsenal, ka bërë kërkesën që të largohet nga klubi dhe kjo kërkesë me gjasë nuk do t’i refuzohet.

‘The Express’ raporton se klubi do t’i plotësojë dëshirën lojtarit dhe ta lë të lirë për aventurën e tij në Ligue 1.

Është skuadra e Bordeaux ajo që synon të sigurojë shërbimet e francezit 33 vjeçar, i cili sezonin e kaluar vuajti nga një lëndim i gjatë.

Qendër mbrojtësi nuk është aktivizuar në asnjërën nga ndeshjet parasezonale të Arsenal gjatë kësaj vere, duke lënë të kuptohet se ai është drejt largimit.

Trajneri Unai Emery ka thënë se shpreson që mbrojtësi me shumë përvojë të qëndrojë në Londër, por kjo gjë vështirë se do të ndodhë.

Related posts

Dëshira e Aubameyang ishte Reali, por Zidane refuzoi ta transferonte në Madrid

Q.Autor

“DJAJTË” HYNË NË HISTORI/ Hazard me shokë priten si heronj në Belgjikë

Isa.Autor

PRANË ZYRTARIZIMIT/ NAPOLI në kontakte me mesfushorin e BARCELONËS

Isa.Autor

Leave a Comment