Futboll Seria A Sport

PAULO DYBALA NË GJURMËT E ICARDIT/ Ylli i Juventus merr pushime të detyruara, ja arsyeja

Për Paulo Dibalën po planifikohej një takim me drejtuesit e Juventusit, pas kthimit nga pushimet. Biseda mes palëve nuk ndodhi, aq më tepër që lojtari është “ftuar” që të mos stërvitet deri më 5 gusht. Megjithëse 25-vjeçari është “ankuar” në rrjete sociale duke folur për pushime të detyruara, duket se propozimi është pranuar edhe nga vetë argjentinasi, teksa data ngjason më shumë me një afat që krerët bardhezinj i kanë vendosur vetes për të siguruar Romelu Lukakun.

Njëkohësisht kemi të bëjmë me një sinjal të qartë se e ardhmja e numrit 10 është në dyshim. Dibala dëshiron të qëndrojë dhe nuk bën asgjë për të fshehur dëshirën e tij, por paraprakisht kërkon të ketë një bisedë sqaruese me drejtorin Paratiçi dhe me trajnerin Mauricio Sarri, për të kuptuar në thelb pozicionin e tij brenda klubit, por edhe skuadrës.

Merkatoja në Angli përfundon më 8 gusht dhe “Zonja” po vendos në presion sulmuesin për të pranuar Mançester Junajtidin në mënyrë që të marrë në shkëmbim Romelu Lukakun, një lojtar me të cilin thuhet edhe se ka akord mbi pagesën sezonale.

Related posts

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Spanjë-Ukrainë, rezultati 4-0

Delo.autor

Milani nuk ndalet nga UEFA/ Kuqezinjtë pranë firmës me sulmuesin e Lazios

Isa.Autor

Mourinjo i ofron Chelsea-it 80 mln dhe një futbollit të madh nga Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment