Futboll Sport

ISHTE NË PËRGJIM NGA POLICIA/ Ish-futbollisti i Chelesa kapet me një sasi droge, ja akuzat që merr

Fabio Paim ka pasur një karrierë të shkurtër tek skuadra e Chelseat.

Dalë nga akademia e Sporting Lisbonës, sulmuesi në një moment e pa veten duke luajtur me Chelsean, në kohën kur në pankinën e skuadrës londineze ishte Luis Felipe Skolari.

Mirëpo ish-futbollisti i cili shpresonte të kishte një të ardhme të ndritshme në futboll, por që nuk e arriti kurrë, është arrestuar në qytetin e tij të lindjes, Estoril, me akuzën e trafikimit të drogës.

Paim, ka qenë në përgjim nga policia dhe ditën e enjte skuadra e hetimit kriminal ka arritur ta kap ish- futbollistin me një sasi droge.

Autoritetet e vendit portugez dyshojnë se Paim është pjesë e një organizate të madhe droge dhe lojtari rrezikon një dënim të madh.

Related posts

21-VJEÇARI PO SHKËLQEN ME PARAQITJET E TIJ/ Ylli i Milan kërkohet nga skuadra gjermane. Ja si përgjigjen “kuqezinjtë”

Delo.autor

NDIZEN POLEMIKAT/ Menaxheri i mesfushori Eriksen kundër Inter, shkak bëhen… 6 milionë euro

Delo.autor

Nga Toure te Llorente, ja cilët janë “ngrohësit e stolit”

Sadik.Autor

Leave a Comment