Futboll Sport

INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP/ “Djajtë e Kuq” mposhtin Milan me anë të penalltive, ja statistikat

Përfundon takimi midis Milanit dhe Manchester United

Takimi u zhvillua në kuadër të turneut International Champions Cup.

90 minutat përfunduan me rezultatin e barabartë 2-2.

Marcus Rashford (14’) me një depërtim nga krahu i solli epërsinë ekipit anglez, para se Suso (26’) me një super goditje të shënonte për rezultatin e pjesës së parë 1-1, shkruan lajmi.net.

Victor Lindelof (60’) realizoi në portën e gabuar për t’i dhënë avantazhin Milanit, ndërsa rezultatin përfundimtar të sfidës 2-2 e vulosi Jesse Lingard (72’).

Në penallti, skuadra e Solskjaer triumfoi me rezultat 5-4, pas penalltisë së gabuar nga djali i legjendës Paolo Maldini, Daniel.

Kjo ishte edhe ndeshja e fundit për të dyja skuadrat sa i përket International Champions Cup, me United që përfundon në pozitën e dytë, kurse ekipi italian në vendin e 11.

Related posts

U LARGUA NGA STOLI I JUVENTUS/ Allegri jep miratimin pas bisedimeve, trajneri gati të marrë drejtimin e klubit italian…

Delo.autor

ZIDANE RIKTHEHET/Bale drejt largimit? Menaxheri zbulon gjithçka

Delo.autor

Paul Breitner: Joshua Kimich, është si Philipp Lahm

Sadik.Autor

Leave a Comment