Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHËNOI ME NJË GODITJE ME KOKË/ Sindri Guri e nis me gol kampionatin belg, ja “perla” (VIDEO)

Sindri Guri ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës që në ndeshjen e tij të parë zyrtare në këtë sezon me Ostende, ku ai shihet si titullar në këtë edicion në të cilin i është kërkuar të tregojë vlerat e tij pas ambientimit të edicionit të kaluar ku nuk u paraqit edhe aq pozitivisht.

Sulmuesi shqiptar mungoi në ndeshjen e hapjes ndaj Anderleht një javë më parë, për shkak dëmtimi, por sot ndaj Bryzh ka qenë në fushën e lojës që nga minuta e parë e takimit.

Ai ka shfrytëzuar rastin e parë që i është shfaqur në minutën e 32-të të duelit, kur pas një harkimi nga e djathta shënoi me një goditje me kokë si një qendërsulmues i mirëfilltë, duke treguar se është në formë të mirë dhe se Ostende ka bërë mirë që i ka besuar përsëri.

Related posts

Benzema në Premier League për 40 milionë euro?

Sadik.Autor

Arsenal – Everton, debuton Aubameyang

Q.Autor

QUIQUE SETIEN/ 10 gjëra që duhet të dini për trajnerin e ri të Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment