Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja e Superkupës së Anglisë Liverpool-Manchester City. Nis sfida

Liverpul dhe Mançester Siti përballen sot në stadiumin “Uembli” në Londër duke i dhënë startin këtij edicioni futbollistik në Angli. Përballë janë dy skuadrat që u renditën në vendet e para në kampionatin e kaluar, me një gare entuziazmuese që zgjati deri në sekondat e fundit. Siti fitoi edhe Kupën FA, ndaj në duelin e sotëm për të fituar “Community Shield”, siç quhet Superkupa në Angli, ka skuadrën e vendit të dytë në kampionat.

Klopp, duke marr parasysh mungesat e shumta dhe dëmtimet e disa prej lojtarëve, ka zgjedhur Origin si sulmuesin në krah të Firmino e Salah, ndërsa Fabinjo me Henderson e Vijnaldum do të jenë treshja e mesfushës që do të diktojë ritmin e lojës.

Ndërkaq, Guardiola ka lënë në stol si Agueron, ashtu edhe Gabriel Hezus, duke mos pasur qendërsulmues të mirëfilltë që në startin e sfidës. Në rreshtimin titullar është edhe Sane, për të cilin sot u tha se kishte akordin për t’u transferuar te Bajern Mynih, sinjal se tekniku spanjoll nuk heq dorë lehtë nga djaloshi gjerman.

Liverpool – Manchester City | Nis sfida

Liverpul: Alison, Aleksander-Arnold, Gomez, Van Dajk, Robertson, Fabinjo, Henderson, Vijnaldum, Origi, Salah, Firmino.
Trajner: Jurgen Klop

Mançester Siti: Bravo, Uollker, Stouns, Otamendi, Zinçenko, Rodri, Silva, De Bryjn, Sane, Bernardo, Sterling.
Trajner: Pep Guardiola

Related posts

DEL KUNDËR EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Agjenti i Gareth Bale: Duhet të luftojmë për të drejtat e lojtarëve dhe…

Delo.autor

PAS SHKARKIMIT TË SPALLETTIT NGA STOLI/ Presidenti Zhang: Nuk do ta harrojmë kurrë…

Delo.autor

SUAREZ-JUVENTUS KA AKORD/ Por, “Pistolero” ka vetëm dy rrugë për t’u transferuar në Itali!

Delo.autor

Leave a Comment