Futboll Sport

IBRA OFENDON FUTBOLLIN AMERIKAN/ Kur më vërshëllejnë 20 000 vetë më duket si stërvitje

Los Angeles është një superqytet me shtrirje të jashtëzakonshme dhe rrugë të gjata që janë një ferr i vërtetë për këdo që dëshiron të shkojë nga njëri cep në tjetrin. E jo mëkot derbi mes LA Galaxy dhe LA FC quhet “El Trafico – trafiku”. Për një qytet të tillë duhen stadiume të mëdha.

Dhe në fakt për futbollin amerikan, stadium i skuadrës vendase, Rams, është me një kapacitet mbi 90 000 vende. Ndërsa për futbollin tjetër, të cilin amerikanët e quajnë “soccer”, vendet në stadium janë shumë më pak. Dhe në këtë histori nuk mund të rrinte pa ndërhyrë i zakonshmi Zlatan.

Suedezi ishte pjesë e derbit të luajtur më 26 korik dhe pavarësisht se nuk ishte në listn e golashënuesve ndihmoi që Galaxy të paktën të arrinte një barazim pasi po mundej 2-0. Përveç se u bë protagonist si rrallë herë me një veprim altruist duke pasuar për shokun edhe pse ishte pothuajse i vetëm përballë portierit kundërshtar, Ibra u bë sërish lajm i parë me deklaratën e tij.

Përgjatë gjithë ndeshjes ai është vërshëllyer nga 20 000 tifozët e pranishëm në stadiumin e LA FC, “Banc of California”. Por për Ibran ishin shumë pak për ta trembur. “Për të qenë i sinqertë ky stadium është shumë i vogël për mua. Jam mësuar të luaj përballë 80 000 tifozëve dhe kur të vërshëllejnë 80 000 vetë atëherë i thërret mendjes dhe fillon të luash ashtu si duhet. Por nëse të vërshëllejnë 20 000, me gjithë respektin, për mua është si të jem në stërvitje”.

Batutë e bukur por dikush duhet t’i kishte kujtuar se edhe “StubHub Center”, stadiumi i LA Galaxy, nuk është se ka edhe aq shumë vende, saktësisht vetëm 27 000. Por objektivi i suedezit ishte të irritonte edhe më shumë kundërshtarët e derbit dhe si gjithmonë, ia ka dalë më së miri.

Related posts

TRI PËRBALLJET “EL CLASICO” VENDIMTARE/ Malcomit nuk i besohet akoma: Messi më tha se…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City mposht me përmbysje PSG në betejën e parë

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Liverpool ka dy alternativa për mbrojtjen. Klopp ka një të preferuar

Delo.autor

Leave a Comment