Futboll Premier League

Zbulimi i ylli-t të City-it: Vrapoj si mamaja ime

Raheem Sterling ka thënë se e ka trashëguar mënyrën e tij të veçantë të vrapimit nga mamaja e tij. 23-vjeçari është një nga lojtarët më të mirë të “Qytetarëve” në këtë sezon, por këmbëngul se “kam humbur shumë raste” dhe se shokët e tij të skuadrës nuk duhet të guxojnë t’i afrohen kur ai dështon para portës. Por nuk e ka problem kur ata bëjnë shaka me mënyrën e tij të vrapimit, edhe pse, siç thotë vetë ai, nuk e ka penguar asnjëherë mamanë e tij për të qenë pjesë e ekipit atletik të Xhamajkës bë rininë e saj.

“Mamaja më dërgoi një video të kohës kur vraponte dhe unë mendove ‘ja kujt i paskam ngjarë’”, ka thënë Sterling. “Nuk e kisha parë kurrë të vraponte më parë. Është mamaja ime. Para se të vinte në jetë motra ime, ajo ishte pjesë e ekipit të atletikës të Xhamajkës. Gjithsesi, nuk mendoj se kjo mënyrë vrapimi duhet trashëguar. Jam gati t’i mbajë të qeshurat për vete”.

Sulmuesi anglez po kalon sezonin e tij më të mirë për sa i takon shënimit të golave, por ka bërë të ditur se ka qetësuar Sergio Aguero-n, golashënuesi më i mirë i historisë së City-it, se nuk ka asnjë shans të barazojë ose thyejë rekordin e tij. “Kam humbur aq shumë raste. Unë përpiqem të përmirësohem çdo ditë. Dua ta ndihmoj skuadrën të fitojë ndeshjet e rëndësishme. Nëse humb një rast, askush nuk duhet të më flasë”, ka thënë Sterling.

Related posts

“DUHET TË JEMI TË PËRQENDRUAR NË…”/ Ylli Ngo: Tirana e frikshme në… sulm

Delo.autor

E ARDHMJA E 28-VJEÇARIT LARG BAYERN/ Mesfushori Alaba kërkon transferimin në Angli tek klubi…

Delo.autor

JAVA 14 E SUPERIORES/ Ja gjyqtarët e dy ndeshjeve të sotme…

Isa.Autor

Leave a Comment