Futboll Premier League Sport

MBANTE NJË REKORD TË “ÇMENDUR”/ Vjen driblimi i parë i Van Dijk pas…

Mbante një rekord të jashtëzakonshëm, atë që e mbylli sezonin e shkuar pa u dribluar asnjëherë nga kundërshtarët në të gjitha kompeticionet. Por, ky rekord u prish ditën e sotme, kur në “Wembley”, Virgil Van Dijk do të provonte ndjesinë e të dribluarit nga kundërshtari.

Për ironi të fatit, ai futbollist ishte edhe heroi ose lojtari që vendosi trofeun, Gabriel Jesus.

Kishte plot 65 ndeshje, që prej marsit të vitit 2018, që holandezi nuk driblohej. Hera e fundit ndodhi në sfidën ndaj Neëcastle United, përballë Mikel Merinos. Van Dijk kishte vetëm dy muaj që ishte blerë nga Liverpool për thuajse 85 mln euro.

Related posts

NGA HAKIMI TEK “DEMI” LAUTARO/ Conte buzëqesh për lojtarët e grumbulluar me kombëtaret

Delo.autor

Rënia në Seria B, Zenga: Jap dorëheqjën nga skuadra e Crotones!

Sadik.Autor

Nainggolan: Barazimi do të ishte rezultat i drejt, duhet të rikthehemi te fitoret

Delo.autor

Leave a Comment