Futboll Seria A Sport

KONTE KËRKON NJË SULMUES/ Inter interesohet për yllin e Bundesligas…

Me Lukakun drejt Juventusit, dhe Xhekon që duket një transferim i vështirë, drejtuesit e Interit kanë filluar të shikojnë për objektiva të tjerë.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport Italia”, zikaltërit kanë filluar bisedimet me Aintraht Frankfurtin, për sulmuesin Ante Rebiç. Thuhet se të dyja palët po diskutojnë për çmimin e lojtarit, i cili mendohet të jetë rreth 40 milionë euro.

25-vjeçari është një sulmues i ndryshëm nga Lukaku dhe Xheko, për të cilët Interi, interesohet prej kohësh, por mendohet se do të jetë një mbështetje e madhe për Lautaro Martinez.

Kroati ka zhvilluar 35 ndeshje me skuadrën gjermane këtë sezon, ku ka arritur të shënojë 10 gola.Rebic

Në rast se transferohet tek Interi, për Rebiç do të ishte një rikthim në Serinë A, ku  më parë ka luajtur për 2 sezone me Fiorentinën, me të cilët u aktivizua në vetëm 12 ndeshje.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Gafë qesharake, Fabbri realizon një autogol në favor të Anglisë (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA-ATLETICO MADRID/ I mjaftojnë 8 minuta lojë, Suarez ndëshkon “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

NQA QELIA NË HOTELIN PËRRALLOR/ Ja ku po e kryen arrestin shtëpiak Ronaldinho (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment