Futboll Sport

MILANI RIKTHEN DIDËN/ Ky është misioni i ri i ish-portierit kampion

Milani ka lajmëruar zyrtarisht se ish-portieri, Nelson Dida, do të jetë trajneri i ri për skuadrën U-17.

Braziliani 45-vjeçar është rikthyer në “San Siro” me një rol të ri, teksa ka luajtur për kuqezinjtë nga viti 2002-2010.

“Sezoni i ri ka filluar për sektorin e të rinjve tek AC Milan, me Primavera dhe skuadrat U18 që po punojnë shumë në kampin e tyre stërvitor të verës në Storo, Trentino deri më 10 gusht”, shkruan në deklaratën e tij klubi i Milanit.

Më tej deklarata vazhdon: “Përgjatë prurjeve të reja në sektorin e të rinjve, në stafin e trajnerëve kemi një rikthim special: ai është Nelson Dida, portieri i AC Milan prej vitit 2000-2010, që ishte bazë për suksesin e klubit në këtë periudhë. Dida është rikthyer në klubin e tij si trajner i portierëve për skuadrën U17”.

Related posts

E DHIMBSHME/ Operacioni në kokë e la 7 muaj jashtë fushave, lojtari 19 vjeçar tërhiqet nga futbolli i luajtur

Delo.autor

Heroi kundër Bayern Munichut, dëshpërohet keq pas ndeshjes në Bernabeu

Sadik.Autor

Cassan tha se Icardi duhet të zgjidhë konfliktin/ Reagon Wanda Nara: Këto jan budallaqe…

Delo.autor

Leave a Comment