Futboll Sport

“PAS HUMBJES ME CITY-n”/ Klopp flet pas ndeshjes: Ne u paraqitëm shumë mirë dhe ajo ka vlerë

Në “Wembley” të Londrës u luajt Superkupa e Anglisë midis fituesit të Premierligës, Manchester Cityt, dhe ekipit që u rendit në vend të dytë, Liverpoolit, shkruan Syri.net.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, teksa me penallti fitoi Manchester City me rezultatin 5-4, duke ngritur edhe trofeun e parë për sezonin  e ri.

Jurgen Klopp trajneri i “ The Reds” foli pas ndeshjes me superlativa për skuadrën e tij.

“ WOW  ishte me të vërtetë një paraqitje shumë e mirë, një ndeshje e fuqishme në pjesën e dytë. Të dyja skuadrat kanë bërë një fazë përgatitore të ngjashme. Gjëja më e paktë që meritonim ishte barazimi. Një pritje e vendosi finalen dhe ne nuk mund të jemi kurrsesi të zhgënjyer. Paraqitja ishte shumë më e rëndësishme sesa një fitore.

“Ne mund të luajmë akoma futboll të mirë. Në pjesën e parë mund të ishim vendosur më mirë. Por edhe ne patëm raste gjithashtu. Në pjesën e dytë ndryshuam disa gjëra në pozicionim. E donim trofeun dhe në fund ishte pak fat. Urime Mançester Sitit”.

Related posts

TËRMETI SHKATERRIMTAR/ Nxirret i vdekur nga rrënojat e një ndërtese portieri në Turqi (VIDEO)

F.autor

TIRANA-FLAMURTARI/ Trajneri Mema në sforcon e fundit për mbijetesë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Ishte pjesë e Tiranës, lojtari afrikan pranë firmës në Zambia

Sadik.Autor

Leave a Comment