Futboll Sport

I DHA FITOREN E KUPËS SË BOTËS GJERMANISË/ Gotze: Goli në finalen e Botërorit ma vështirësoi…

Mario Gotze ishte autori i golit që i dha fitoren e kupës së botës gjermanisë në finalen kundër Argjentinës.

Mirëpo për Gotze ky gol nuk ishte shumë i mrekullueshëm për karrierën e tij, pasi ai gol i rriti pritshmërinë që kishin për të.

Pas atij goli Mario u transferua nga Dortmund te Bayern Munich, si një nga blerjet më të mëdha të klubit bavarez.

Por pasi nuk arriti të shkëlqente tek klubi i Bayern, ai u rikthye tek klubi i Dortmund.

Gotze e pranon në një intervistë të dhënë, se goli që ai realizoi në atë finali rriti pritshmërinë për të.

“Sapo të ndalem së luajturi, me siguri do të jetë përvoja që unë do ta dua më së shumti, gjëja e parë që më vjen në mendje”, tha ai për “The Athletic”.

“Nuk ka asgjë më të mahnitshme, sesa goli në finalen e Botërorit”.

“Por për karrierën time aktive, nuk ishte aq e mahnitshme, ndoshta, përgjigja e fortë emocionale krijoi pritshmëri të mëdha”.

“U bë në mendjen e njerëzve se unë isha djali që shënoja gola vendimtar në lojërat vendimtare gjatë gjithë kohës. Ky ishte supozimi atje dhe ja si përfundoi”, deklaroi gjermani.

Related posts

EURO 2020/ I mjafton 21 minuta lojë, mbrojtësi Acerbi zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Raiola për talentin e “Zonjës”: Pellegri vlen 30 milionë euro? Atëherë, ai vlen 75…

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Monaco përforcon SULMIN. Alvaro Morata kalon…

Delo.autor

Leave a Comment