Futboll

“Napoli ofroi 60 milionë euro për Icardin”

Pas largimit të Higuainit në Juventus, Napoli kishte ofruar 60 milionë euro për Icardin.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka konfirmuar se kanë ofruar 60 milionë euro për kapitenin e Interit, Mauro Icardi, sipas të cilit; “ai do t’i kishte shënuar 40 gola nën urdhëratë e Maurizio Sarri.”

Icardi ishte në listë pas largimit të Gonzalo Higuain për 90 milionë euro te Juventusi dhe tani De Laurentiis ka treguar për Rai Sport se çfarë ndodhi atë kohë dhe se është takuar me gruan dhe agjenten e argjentinasit, Wanda Nara.

“U takova me gruan e tij një pasdite në zyrat e tyre, ajo ishte shumë e mirë. I ofrova 55 deri në 60 milionë. Ne gjithashtu negociuam për një kontratë të mundshme”, u shpreh De Laurentiis.

“Icardi është lojtar i klasit botëror dhe do të kishte shënuar 40 gola me trajnerin Maurizio Sarri. Ai mund të bëhet si Ronaldo”.

A do të bëjë De Laurentiis të njëjtën ofertë sërish për Icardin?

“Kurrë mos thuani kurrë”.

 

 

Related posts

E BUJSHME/ Sulmuesi 21-vjeçar transferohet te skuadra e Serisë B: Ju tregoj eksperiencën në Shqipëri…

Delo.autor

“I PALUMTUR TEK ARSENAL?” Taulanti flet për të ardhmen e Granit Xhakës

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Gattuso OPTIMIST: Kemi një grup të SHKËLQYER, por duhet të…

Isa.Autor

Leave a Comment