Futboll Sport

34 VIKTIMA NË OHIO DHE TEXAS/ Lojtari i bën thirrje shtetit amerikan pas golit (VIDEO)

Alejandro Bedoya, futbollisti i Philadephia Union në MLS, kampionati amerikan i futbollit, ka përfituar nga ndeshja ndaj DC United për t’i dërguar një mesazh Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bedoya ka mundur portierin e DC United, Bill Hamid, me një goditje të bukur.

Dhe, pas golit, teksa ka festuar me shokët e ekipit, ka shkuar më pas në një kënd ku ndodhej një mikrofon dhe ka thërritur fort: “Hej, Kongres! Bëj diçka tani. Jepi fund dhunës me armë!”.

Fjalët e forta të lëshuara si apel ishin pasi Amerika po përjeton një vit të tmerrshëm me plot 31 raste të shtënash me armë, ndërsa këtë fundjavë humbën jetën 34 persona në Ohio dhe Texas, ku dy persona vranë të pafajshëm.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Manchester United gati 60 milionë euro për yllin e La Liga-s…

Delo.autor

Interi ngre “murin”, ja plani i Spaletit kundër… Ronaldos (FOTO)

Isa.Autor

PARTIZANI FITON DERBIN/ Tirana dorëzohet pa kushte. Të kuqtë tregojnë se janë për TITULL

Isa.Autor

Leave a Comment