Basketball Sport

Vllaznia kampione e Shqipërisë në basketboll

Skuadra e Vllaznisë është shpallur sot kampione e Shqipërisë në basketboll për të reja, pas triumfit 88-51 ndaj ekipit të The Roses nga Përmeti, në finalen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Një sukses deri diku i pritshëm i ekipit shkodran, që e kishte dominuar të gjithë kampionatin, ndaj dhe në finale nuk e ka patur shumë të vështirë të triumfonte, duke i fituar të katërta periodat (30-16, 15-12, 30-11 dhe 13-16).

Këtë sezon, Vllaznia nuk ka humbur asnjë takim në kampionat (14 fitore), ndaj dhe ky titull është tërësisht i merituar, kjo edhe falë punës së madhe që kanë bërë dy trajnerët e këtij ekipi Xhuli Shestani dhe Renato Radoja. Drejtuesit e FSHB-së i kanë dorëzuar kupën ekipit fitues në duart e kapitenes Nisrina Kraja, duke nisur kështu festa e ekipit shkodran.

Related posts

REZULTAT BEFASUES/ Real Madrid – Milan, shënohet goli i tretë (VIDEO)

Isa.Autor

HISTORIKE/ Maqedonia e Veriut kualifikohet në Europian, vendos Pandev

Delo.autor

NDESHJA DERBI KRYEQYTETAS/ Barazimi “mbretëron” gjatë sfidave të majit, ja statistika

Delo.autor

Leave a Comment