Futboll

A do të debutojë Armando Sadiku kundër Real Madridit?

Sadiku pritet të debutojë për Levanten sonte kundër Real Madridit.
Debutimi me Levantes pritet të jetë debutim ëndrrash për killerin e Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku.

Sulmuesi shqiptar ka shansin që për herë të parë ta veshë fanellën e Levantes kundër kampionit aktual të Spanjës, Real Madridit.

Sadiku, që kaloi në Spanjë nga Legia Varshavës dhe që ka firmosur një kontratë deri në qershor të vitit 2020, do të ketë shansin të takojë përsëri idhullin e tij, Cristiano Ronaldon.

Lista e Levantes do të publikohet pas pak çastesh dhe duke parë stërvitjet e shumta dhe përsëritjen e Sadikut se është i gatshëm 100 %, nuk pritet të ketë befasi – ai pritet të jetë në listë për përballjen e sotme nga ora 20:45 me Real Madridin.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Elvis PLORI: SHQIPËRIA do surprizojë SKOCINË. UZUNI një garanci, PANUCCI duhet që të..

Isa.Autor

SKANDAL NË KROACI/ Dhunohet barbarisht sulmuesi shqiptar, pas goditjes së rëndë me një shufër metalike rrezikon të humbasë syrin e djathtë

F.autor

Skënderbeu shkon në Champions, por klubi merr përsipër përgjegjësitë

Sadik.Autor

Leave a Comment