Futboll Premier League Sport

MBROJTËSI BRAZILIAN TRADHËTON CHELSEAN/ David Luiz kërkon transferimin tek rivalët…

David Luiz kërkon largimin nga Çelsi, për shkak se dëshiron të transferohet tek një skuadër tjetër londineze.

Sipas asaj që shkruan “L’Equipe”, mbrojtësi brazilian është në bisedime me Arsenalin, dhe po kërkon largimin nga skuadra aktuale.

Tek “Topçinjtë”, 32-vjeçari mund të marrë vendin e Koshielni, i cili u zyrtarizua si lojtar i Bordosë, ditën e djeshme. Sidoqoftë, Çelsi nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e  lojtarit, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2021.

Kjo e ka e acaruar shumë mbrojtësin, sa ditën e sotme nuk është bashkuar me skuadrën e tij, për të zhvilluar stërvitjen me pjesën tjetër.

Arsenali ka paraqitur një ofertë, dhe Luiz po shtyn drejtuesit ta pranojnë atë, pasi do me çdo kusht kalimin në “Emirates Stadium”.

Related posts

TALENTI PREMTUES/ Chelsea mund konkurrencën e Tottenham, për të marrë Zaha

Isa.Autor

RINOVIM DHE RIKTHIME/ Tirana pranë “përditësimit” të ekipit me 3 lojtarë

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Ka nisur supersfida në Kamzë, korçarët menjëherë në sulm

Isa.Autor

Leave a Comment