Futboll Premier League Sport

MERKATO E ANGLISË DREJT FUNDIT/ Arsenal arrin akordin me “Zonjën e Vjetër” për yllin…

Pas 4 sezonesh me Juventusit, Daniele Rugani, tani është pranë largimit nga bardhezinjtë.

Sipas “Football Italia”, thuhet se Arsenali është shumë afër nënshkrimit me italianin, pasi ka arritur akordin me lojtarin. 25-vjeçari do të fitojë 4 milionë euro në sezon me anglezët, dhe do të kalojë në një huazim me detyrim blerje.

Rugani ishte një dëshirë e madhe e teknikut, Unai Emeri, dhe drejtuesit duket se po ia plotësojnë këtë dëshirë.

Të dy klubet janë në bisedime, dhe thuhet se marrëveshja është drejt mbylljes, me mbrojtësin që do të nisë një aventurë të re larg Italisë.

Për lojtarin interesohej edhe Uolverhemptoni, por ai duket se ka zgjedhur skuadrën londineze, për të vazhduar karrierën.

Related posts

Barazim argëtues mes Senegalit dhe Japonisë, gjithçka e hapur në grupin H (VIDEO)

Isa.Autor

“LAUTARO MARTINEZ BËRI MIRË QË QËNDROI TEK INTERI”/ Ish-sulmuesi zikaltër: Do të bëhet i madh

Delo.autor

LAJM NGUSHËLLUES PËR MBROJTËSIN E JUVES / 2 milionë euro në sezon bllokojnë rinovimin

Isa.Autor

Leave a Comment