Futboll

Guardiola nuk dëshiron t’i shohë katër ditë lojtarët, iu thotë “harrojeni futbollin”

Prej orës 16:00 të shtunën e deri në orën 17:00 të mërkurën, lojtarët e Manchester City do të jenë duke u kënaqur nëpër botë, pothuajse katër ditë.

Trajneri i Manchester City, Pe Guardiola, ka konfirmuar se pas ndeshjes me Burnley, që zhvillohet të shtunën nga ora 13:30, lojtarët do të jenë të lirë deri të mërkurën mbrëma.

“Nga e shtuna pasdite deri të mërkurën pasdite dyert e CFA (qendrës stërvitore) do të jenë të mbyllura”, tha ai.

“Nuk dua të shohim njëri-tjetrin”.

“Ata mund të udhëtojnë, mund të bëjnë çfarë të duan. Nëse donë mund të kërkojnë për ditë me diell sikur dje (në Mançester), nëse e konsiderojnë atë dhe nëse është sikur dje, mund të qëndrojnë. Nuk e di”.

“Ata janë të lirë. Për disa ditë duhet të harrojnë futbollin paksa, të jenë me familjarët e tyre e shokët dhe të lëvizin”, shtoi Guardiola.

Man City po garon për katër trofe këtë edicion, është shumë afër dy titujve në Angli; oasi janë 15 pikë para ndjekësit më të afërt në Premierligë dhe janë kualifikuar në finale të Kupës së Ligës.

Kurse po lufton edhe për FA Cup që gjendet në mesin e 16 më të mirave, ndërsa shihet si favorit edhe në Ligën e Kampionëve.

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/guardiola-nuk-deshiron-t-i-shohe-kater-dite-lojtaret-iu-thote-harrojeni-futbollin-494936/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Related posts

Dënohet presidenti i klubit italian, goditi në kokë homologun e tij

Delo.autor

SKEDINA E DITËS/ Eksperti italian jep parashikimin: Ja si t’i luani këto dy super ndeshje

Isa.Autor

NBAHumbasin Golden State e Cleveland, Boston dhe Toronto kryesojnë Konferencat

Q.Autor

Leave a Comment