Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ Champions dhe Seria A, ja pse Milani ka dy fytyra

Champions dhe Seria A, ja pse “Djalli” ka dy fytyra Milan-Porto vuri në dukje tri aspekte, dy ndër të cilat janë inkurajuese. Edhe ai më pak pozitiv lë vend për mësime e mund të rezultojë i dobishëm, pasi një barazim me përmbysje lejon vetëm shpresa për mrekulli. Sidoqoftë, edhe pse një pikë në katër ndeshje Champions-i nuk vlen shumë, Pioli mund të mbështetet në anë pozitive përpara derbit.

KUJT I THUA REZERVË?– Famën e “normalizuesit” e ka prej më shumë se një viti. Kështu është Pioli, kur has në vështirësi gjen gjithmonë zgjidhjen. Sidomos nëse alternativat nuk tradhtojnë. Njëri prej tyre është Kalulu, 21 vjeç, nga i panjohur në xhol brenda pak kohe. Në Champions zuri vendin e Kalabrias edhe pse ka treguar se luan mirë edhe në qendër të prapavijës. Nëse Milani fitoi pikën e parë në Ligën e Kampionëve, i detyrohet një goditjeje të devijuar nga Mbembasë. Kalulu është një siguri, një alternativë e mirë për titullar, pse nëse pika e fortë është disi më përpara: Zhiru dhe Ibra, dyshja sulmuese prej më shumë se 800 gola në çift. Francezi është 35 vjeç, Zlatan 40, i pari ka shënuar 4 gola dhe tjetri 3. Janë ata pjesa e çmuar e Piolit, stafeta e artë në provën kundër Interit. Për të mos u harruar, fakti se suedezi i ka shënuar 10 herë zikaltërve.

TATA DHE TONALI – “Tata” deri më tani nuk ka dhënë asnjë problem, madje e tregoi edhe ndaj Portos: dy ndërhyrje të mira, siguri, eksperiencë. Një zëvendësues i mirë për Menjanë. Deri më tani ai ka luajtur 4 ndeshje në ligë dhe dy në Champions, duke mbajtur portën e paprekur vetëm në një rast (Torino). Në Rumani e quanin Spiderman-i për shkak të fluturimeve të tij nga një shtyllë në tjetrën, në Itali bëri mirë për Fiorentinën dhe më pas iu bashkua Milanit. Jeton jashtë qytetit, rri me familjen, është një antipersonazh tipik. Pavarësisht ardhjes së Mirantes, ai mbetet titullar, siç e ka përsëritur edhe Pioli. “Tatarushanu ka besimin tonë dhe po rritet”. Po Tonali? Epitetet tashmë kanë mbaruar: siguri, garanci, talent. 21-vjeçari po fshin sezonin e luhatshëm të vitit të kaluar me paraqitje të nivelit të lartë, nga Seria A në Champions (15 ndeshje, dy gola dhe një asist). Ndaj Portos pësoi një goditje, kanë mbetur edhe 3 ditë për derbi dhe ka një fije frike, por tashmë duke se i përmbush kriteret për t’u konsideruar një lojtar i madh.

RËNIE CHAMPIONS-I- Në këtë analizë ka edhe një aspekt jo fort pozitiv. Milan në Champions duket si vëllai i ekipit që shohim në Serinë A. Sepse nga njëra anë është një ekip i pamposhtur, i pari në kampionat së bashku me Napolin, me mbrojtjen e dytë më të mirë (10 gola të pësuar) dhe sulmi i dytë më i mirë (25 ). Nga ana tjetër, është një skuadër me vetëm një pikë në 4 ndeshje dhe mbetet e lidhur në fije të perit pas kualifikimit. Parantezë: Asnjë humbje europiane nuk ishte dërrmuese dhe të gjitha erdhën me një gol diferencë (3-2 në Liverpul, 1-2 me Atletikon dhe 1-0 në Portugali), por përshtypja është se ka ende një hap për të bërë për të arritur nivelin më të lartë.

Related posts

Mysafir special te Roma, verdhekuqtë ëndërrojnë përmbysjen

Sadik.Autor

Te Flamurtari nuk ka vetëm zi, ka arsye edhe për të buzëqeshur

Sadik.Autor

CHELSEA-MANCHESTER CITY/ “Carabao Cup”: Skuadrat kërkojnë trofeun e parë për këtë sezon (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment