Futboll Sport

KOMBËTARJA U-17/ FSHF publikon listën për dy miqësoret me Bosnje-Hercegovinën, ja emrat

Shqipëria U-17 do të fillojë ditën e nesërme grumbullimin dhe stërvitjet për dy ndeshjet miqësore që do të luajnë ndaj Bosnjë Hercegovinës në Zenicë.

Skuadra e Elvin Beqirit do të grumbullohet në qytetin e Shkodrës, ku do të zhvillojnë dhe seancat stërvitore.

Për këto dy përballje të 17-vjeçarëve kuqezi, që do të luhen në 13 dhe 15 gusht në “Zenice Training Center”, Qendra Stërvitore e Federatës Boshnjake të Futbollit, trajneri Beqiri ka grumbulluar 20 lojtarë.

Ata do të vëzhgohen me kujdes në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të muajit nëntor që do të zhvillohen në Portugali, ku rival përveç vendasve janë dhe Ukraina me Gjeorgjinë.

Listën e lojtarëve të grumbulluar, të publikuar nga FSHF-ja, mund ta shihni në tabelën mëposhtme.

Related posts

FAJËSON GJYQTARËT ITALIANË PËR SIMULIMIN E IMMOBILES/ Capello: Mungon aftësia për të kuptuar nëse…

Delo.autor

Nis pjesa e dytë, Rusia shumë pranë 3-pikëshit të parë

Sadik.Autor

UEFA ZBARKON NË TIRANË PËR STADIUMIN E RI/ Kërkohet perfeksioni për ndeshjen e Kategorisë A

Delo.autor

Leave a Comment